75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Ganimete Musliu, ja numëron dështimet ministres Hykmete Bajrami, thotë se nuk befasohet

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër ministrën e Financave Hykmete Bajrami, e të cilët ia ka numëruar disa dështime, duke qenë ministre nëpër dikastere të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka thënë se ky nuk është dështimi i parë i Bajramit, momenti kur u vodhë Thesari i Shtetit, e tash angazhimi i “Guradia di Finanza”-s,për këtë rast.

“Në vend që partë e shteteve mike të orientohen në përkrahje të bizneseve që më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet edhe ne kohen kur vendi gjendet para një kolapsi ekonomik!”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë i saj: