75 Mall Live Search
15:51 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / A. A

Rexhepi: Kam pasur oferta nga Kosova, tashmë planet kanë ndryshuar

Ndihmës trajneri i Maqedonisë së Veriut, Xhengiz Rexhepi arriti suksesin më të madh në karrierë duke u kualifikuar në kampionatin evropian, që zhvillohet vitin e ardhshëm.

38 vjeçari që ka punuar në Kosovë si trajner te Dukagjini i Klinës dhe Llapi i Podujevës, thotë se ka pasur oferta nga ekipet kosovare por tashmë planet kanë ndryshuar.

“Kam pasur oferta edhe me herët por duke patur parasysh ndeshjen me Kosovën nuk kam pranuar. Pastaj nuk kam pranuar ofertë edhe nga Maqedonia për shkak të pandemisë, terminet kanë ndryshuar nga 7 ditë në 15 ditë dhe është një afat shuëm i gjatë. Nuk është korrekte dhe profesionale të jemë aq gjatë larg ekipit. Planet totalisht tash kanë ndryshu kemi edhe një ndeshje në Ligën e Kombeve pasi të kryhet duhet të ulem njiherit me Kryetarin e Federatës të Maqedonisë të bisedojë mandej do të vendosi përshkak se kam oferta pune dhe duhet të vendosi të punojë apo jo deri pas Evropianit. Gjithçka do dihet për afat të shkurtë” deklaroi Rexhepi për Indeksonline.

Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në Armeni, ku pasnesër do të zhvilloj takimin e fundit të Ligës së Kombeve.

/Indeksonline/