75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Çmenduri në NBA, James Harden refuzon kontratën me 50 milionë dollar në vit!

Në NBA dje ka filluar afati kalimtar i transferimeve.

Vëmendja kryesore në këtë fillim të afatit kalimtar është te basketbollisti i Houston Rocketësve, James Harden, transmeton Indeksonline.

Gazetari i njohur i NBA-së, Adrian Wojnarowski ka lajmëruar që James Hardeni ka refuzuar ofertën e Rocketëves dhe kërkon largimin.

Houston i ofroi Hardenit një kontratë me 50 milionë euro në vit, duke e bërë atë lojtarin me pagën më të madhe në histori të basketbollit, por ai e ka refuzuar këtë ofertë.

Hardeni kërkon kalimin te Brooklyn Netsi, që të bashkohet me dyshen, Kevin Durantin dhe Kyrie Irvingun./Indeksonline/