75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Osmani: Biden e di të vërtetën, duhet ta presim pozicionin e tij për marrëveshjen me Serbinë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për herë të parë në një media ndërkombëtare si ushtruese e detyrës së presidentit. Në një intervistë për “Financial Times”, Osmani ka thënë se pret që të përmirësohen raportet me SHBA-në me zgjedhjen e Joe Bidenit president.

Osmani ka thënë se mbështetja amerikane u vu në dyshim nën administratën e Trumpit.

“Të gjithë e dinë që presidenti i zgjedhur Biden nuk është vetëm ndonjë miku i Kosovës”, tha Vjosa Osmani për FT, duke iu referuar mbështetjes së gjatë të Bidenit për ndërhyrjen dhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës “Ai e di dhimbjen tonë shumë mirë”, tha ajo.

Osmani mori rolin e presidentit të përkohshëm në fillim të nëntorit pasi paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për t’u përballur me akuza për krime lufte të ngritura nga një gjykatë speciale me bazë në Hagë, shkraun “Financial Times”.