Hoti nënshkruan rregullore për organizimin e vendeve të punës në zyrën e tij

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar një rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Njoftimi i plotë:
Sot e kam nënshkruar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e kryeministrit.
Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, organizimi i ri në ZKM, do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative.
Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard, i cili do të ndiqet edhe nga ministritë.
Me qëllim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin.
Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare.