Pa 9 lojtarë të ekipit të parë, ja si pritet të jetë formacioni i Liverpool kundër Leicesterit

Skuadra e Liverpool është duke kaluar në krizë të lëndimeve në fillim të këtij sezoni.
9 lojtarë të ekipit të parë janë lënduar ose prekur nga koronavirusi: Van Dijk, Oxlade Chamberlain, Gomez, Alexander Arnold, Robertson, Henderson, Salah, Thiago dhe Fabinho, transmeton Indeksonline.
Në fundjavë, skuadra e Liverpool ka punë me ekipin e Leicester dhe Jurgen Klopp do të ketë problem të bëj një 11-she solide.
Sipas mediave, ky pritet të jetë formacioni i Liverpool: Alisson, Tsmikas, Philips, Matip, Williams, Keita, Wijnaldum, Milner, Mane, Jota, Firmino.
Klopp po mban shpresa që ndonjë nga futbollistët e lënduar të rikthehet dhe të jetë i gatshëm për këtë ndeshje./Indeksonline/
