75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Gazi “për toke”, Kreshnik Husaj vendosë të kandidoj për kryetar të Pejës

Gazmend Muhaxheri pritet të kandidojë për kryetar të Pejës edhe për një mandat të ri. Arbër Grabovci i AAK-së deri tani ishte kundërkandidati i vetëm i konfirmuar.

Por, Gazi mund të ketë pritur me “shqetësim e rivalitet” sot kandidimin e Kreshnik Husajt.

“Kika” ka vendosur të kandidojë për kryetar të Pejës nga partia aspak e njohur, “Partia Demokratike e Unitetit”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Husaj, i cili deri vonë prezantohej si kryetar i degës së PSD-së në Pejë.

Kreshnik Husajn me siguri e njihni edhe nga “Talent Show”, emisionin qesharak që transferohej dikur në një televizion lokal./Indeksonline/