PDK në Prizren: Haskuka me 10 drejtorë të akuzuar për keqpërdorim detyre, ja faktet e dëmtimit të buxhetit

Dega e PDK-së në Prizren përmes një conference shtypi, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka për keqmenaxhim të buxhetit të komunës.
Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së, në Prizren tha se janë disa argumente që dëshmojnë këtë.
“Më 01.11.2020 është mbyllur viti buxhetor për zotime, për kategorinë e investimeve kapitale. Nga buxheti i alokuar për vitin 2020 në vlerë prej 20.993.284 €, kanë ngelur pa u paguar dhe zotuar ende rreth 12.891.953,87 €; Nga burimi i financimit granti qeveritar, kanë ngelur pa u zotuar dhe paguar rreth 8.905.089,19 €; Nga burimi i financimit të hyra vetjake, kanë ngelur pa u zotuar dhe paguar rreth 2.8 milion♪7 €; Nga burimi i financimit të hyrat e bartura, kanë ngelur pa u zotuar dhe paguar rreth 1.2 milion €”, tha ai.
“Kur kanë ngelur edhe një muaj e gjysmë deri në përfundimin e afatit për realizimin e pagesave, shtrohet pyetja si do të shpenzohen rreth 12.9 milionë € pagesa, pra po flasim për mbi 60% të buxhetit të alokuar. Karakteristikë e veçantë është se burimi i financimit (të hyra të bartura), ishin dashur të përdoreshin për gjysmën e parë të vitit 2020, sepse janë mjete që janë bartur nga viti 2019, me destinimin për mbulimin e obligimeve kontraktuale, të cilat po ashtu janë bartur nga viti 2019.
Kjo do të thotë se rreth 1.2 milionë € borxhe nuk janë paguar deri tani.
Ju përkujtomë se: Në vitin 2018 komuna ka pasur suficit buxhetor prej 2.731.779 €; Në vitin 2019 komuna ka pasur suficit buxhetor prej 3.586.000 €; Në total suficiti buxhetor për dy vjet kap shumën prej 6.317.779 €.
Dëshirojmë të informojmë opinionin e gjërë publik se suficiti buxhetor është tregues i paaftësisë së qeverisjes lokale, për t’i menaxhuar mjetet buxhetore, të cilat komuna i ka në dispozicion dhe suficiti buxhetor si i tillë, është edhe burim potencial i korrupsionit.
Fare nuk është e vertëtë se është kursim i mjeteve, sikur dikush që po mundohet ta paraqes, kur e kemi parasysh faktin se për tre vjet sa është në pushtet VV-ja dhe kryetari Haskuka, suficiti buxhetor kap shumën alarmante prej 19.209.732,87 €, dhe kur kësaj shume i shtohen edhe 5.5 milion € që komuna i humb për vitin e ardhshëm për shkak të mosvotimit të buxhetit, arrijmë te shuma më tepër se alarmante prej 24.709.732,87 €, që në esencë tregon keqqeverisjen, e cila po ndodh në Komunën e Prizrenit, në tre vjetët e fundit të kësaj qeverisjeje abuzuese, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mungesa e kapaciteteve menaxhuese të buxhetit, jofleksibiliteti i kryetarit dhe stafit të tij, si dhe injoranca që po i bëhet opozitës, janë vetëm disa nga shkaktarët e kësaj gjendje, e cila bizneseve të Komunës së Prizrenit, ua ka larguar nga qarkullimi afër 25 milionë €, që në këtë gjendje të vështirë ekonomike, ka pasoja më të rënda, se kur gjendemi në rrethana të tjera normale. Me 10 drejtorë të akuzuar për keqpërdorime të detyrës zyrtare, madje ka pasur edhe të arrestuar nga zyra ligjore si edhe me staf politik pa vizion, kjo qeveri lokale e axhamive, nuk mund të ofrojë më tepër dhe siç thotë populli: një ditë e më parë duhet të largohet kjo qeverisje”, ka thënë ai.