Volkswagen rrit investimet në lëvizjen elektrike

Grupi Volkswagen vazhdon të përqendrohet në transformimin drejt lëvizjes digjiitale dhe po riforcon investimet në teknologjitë e së ardhmes, më shumë se 50% krahasuar me 40% të pritshme.
“Kjo u njoftua pas një takimi nga Bordi Mbikëqyrës i grupit Wolfsburg”, sipas një deklarate të kompanisë.
Gjysma e 150 miliardë investimeve të Grupit Volkswagen deri në vitin 2025 do të shkojë në lëvizjen elektrike, hibridin dhe digjitalizimin për një vlerë prej 73 miliardë eurosh.
Dixhitalizimi do të forcohet me 27 miliardë euro, rreth dyfishi i periudhës së mëparshme të planifikimit.
Rreth 35 miliardë euro do të investohen në lëvizjen elektrike dhe 11 miliardë euro për hibridin/