Qeveria angleze së shpejti më vendim të ri/ Ja kur pritet të lejohen tifozët në stadiume

Para fillimit të këtij edicioni, Qeveria e Anglisë në krye me Boris Johnson kishte vendosur që të lejojë një numër të kufizuar të tifozëve në ndeshjet e Premier Ligës.
Megjithatë përkeqësimi i situatës në Ishull, detyroi ekzekutivin të shfuqizonte këtë vendim.
Por kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj që nga fillimi i stinorit, Qeveria është duke shqyrtuar seriozisht që të lejojë praninë e tifozëve.
Mediumi anglez, ‘Telegraph’, shkruan se Qeveria po mendon të hapë dyertë e stadiumeve në fund të këtij viti.
Skuadrat në Angli, sidomos ato të League 1 dhe League 2 kanë pasur humbje të mëdha, pasi dihet se të ardhurat kryesore i kanë nga shitja e biletave.
/Indeksonline/