Arben Gashi: Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli janë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, teksa ka folur për situatën politike në vend dhe mos votimit edhe mëtej të ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në lexim të dytë, ka thënë se LDK-ja dhe partnerët qeveritarë, ndonëse e kanë të vështirë, do të mund të bëjnë 61 vota për të kaluar ky ligj, transmeton IndeksOnline.
Ai ka llogaritur edhe në votat e deputetit Haxhi Avdyli i cili disa herë është deklaruar kundër partisë së tij dhe kreut të saj Isa Mustafa, si dhe në votën e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila tashmë ka ndarë rrugët me partinë, duke paralajmëruar për formimin e një partie të re.
“Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli zyrtarisht janë në grupit parlamentar të LDK-së”, tha Gashi ne emisionin Pressing ./IndeksOnline/