Ahmeti thirrje Qeverisë: T’i ndihmojmë financiarisht qytetarët e prekur me Covid19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpenzimet e pacientëve me COVID-19 arrijnë deri në 400 euro.
Ahmeti ka pohuar se këto shpenzime janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.
Postimi:
Përpos krizes ekonomike të përgjithshme, është edhe një aspekt akut i krizes. Shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore, ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore.
P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik
Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon.