Shtyhet për 45 minuta konferenca e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Konferenca për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e paraparë të niste në orën 11:00 është shtyrë.
Në një njoftim të bërë nga Dhomat e Specializuara thuhet se konferenca, do të nisë me 45 minuta vonesë.
“Transmetimi i konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.