Avokati i Thaçit kundërshton propozimin e prokurores që gjykimi të nis në qershor të vitit të ardhshëm

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Gjatë seancës, prokurorja speciale ka propozuar që gjykimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-s të fillojë në qershor të vitit të ardhshëm.
Por këtë e ka kundërshtuar avokati mbrojtës i ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper.
“Se nuk do të jetë befasi të gjithë kemi filluar me trajtimin e mbështetej në formë që ka filluar dhe do të na duhet kohë e nevojshme. Prokuroria ka kryer hetime dhe për mendimin tim mbi 5 vjet dhe ka pas në dispozicion material që janë nga hetime të tjera që janë kryer edhe shumë vjet më parë. Dhe nga ana tjetër prokuroria ka kryer funksionet e tjera kryesisht para periudhës së Covidit. Ne po jetojmë në një botë që ndikohet nga rrethanat e COVID-it dhe për mendimin tim kjo duhet të merret parasysh dhe mendoj se të paktën 18 muaj do të na duhen përpara se të fillojmë të mendojmë për fillimin e këtij gjykimi. Për mendimin tim mendimi se mund të fillojmë në qershor është absolutisht absurd, kjo është një çështje e komplikuar ndoshta do të fillohet edhe në qershor por jo në vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas.Ju thash edhe një herë se këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegët e tjerë, e dyta sa i përket aktakuzës, kur kemi të bëjmë me aktakuzë që është e redaktuar”, tha Hooperi.
Ai shtoi se redaktimi që i është bërë aktakuzave duhet të jetë në shkallën e duhur dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.