75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Avokati i Selimit: Afatet kohore nga Prokuroria janë të papranueshme

Avokati i Rexhep Selimit është pajtuar me avokatin e Hashim Thaçit, David Hooper dhe avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson në lidhje me kërkesën e zgjatjes së afatit kohor për fillimin e gjykimit të të akuzuarëve nga Gkyakata Speciale.

Sipas tij, parashtrimet e Prokurorisë… janë shumë zhgënjyese dhe absurde.


Ai shtoi se Prokuroria… nuk ka marrë parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësor.

“Jam plotësisht dakord me Hooperin dhe Emmersonin. Më duhet të them që parashtrimet e Prokurorisë… janë shumë zhgënjyes dhe absurde. Nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësor. Prokuroria… ka pasur kohë mbi pesë vjet apo kush e di sa dhe unë kam ardhur para një jave. Me respekt më duhet të them që afatet kohore nga Prokuroria… janë të papranueshme. Duhet të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjet tona. Na duhet kohë e mjaftueshme dhe një kalendar pune i mjaftueshëm”, ka thënë ai.