Avokati i Veselit: Me “provat” që keni, gjyqi do të zgjasë deri në 10 vjet

Ben Emmersoni, avokat i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka drejtuar akuza drejt Prokurorisë Speciale dhe planin e saj për hetimin e provave.
Emmersoni ka thënë se marrë parasysh deklaratave të Prokurorisë… për provat, gjyqi do të vazhdojë 80 muaj deri në 10 vjet.
“Duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente në të gjithë territorin e Kosovës dhe një pjesë të Kosovës, mendojmë se gjyqi do të vazhdojë 80 muaj deri në 10 vjet”, ka thënë Emmersoni.
Ai ka bërë vërejtje edhe për cilësimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, duke thënë se UÇK-ja ishte modeste dhe se ishte formuar për të mbrojtur civilët shqiptarë.