Pobega del hapur: Dua të kthehem te Milani

Një nga zbulimet dhe surprizat e këtij sezoni në Serinën A është, Tommaso Pobega. Mesfushori i ri 21-vjeçar po bën mjaft mirë me Spezian këtë vit, ndërkohë që shkëlqeu edhe me shpresat e Italisë në eliminatoret e Evropianit.
Për të ardhmen vetë lojtari i ka idetë e qarta, teksa thekson se dëshiron të rikthehet te Milani, që zotëron kartonin e tij dhe të luajë për shanset për një vend në formacion.
Edhe pse e pranoi se ka bërë tifo për Juventusin, Pobega tha se e shikon veten te Milani për të bërë hapin e madh të karrierës dhe për t’u konfirmuar ndoshta edhe në Kombëtaren A.