75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Avokati Hooper: Do të kërkojmë lirimin e Thaçit me kusht

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se do të synojë që ta mundësojë lirimin me kusht të klientit të tij.

“Në seancën e parë, javën që shkoi e tham qartë që nuk pranojmë në asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi që parashikohet në nenin 41. Në këto rrethana është synimi ynë të aplikojmë për lirimin me kusht të tij. Modalitetet ose mënyrat se si duhet realizuar ky ushtrim, është të kemi nxjerrjen e plotë të argumenteve që u janë dhënë në dispozicion sa i takon urdhërarrestit, lidhur me rastin në fjalë. Kam marrë një version dhe në këtë dokumentacion ka redaktime të çuditshme, redaktime të tilla nuk mund të justifikohen. Referencat tregojnë për keqsjellje të pretenduara të zotit Thaçi dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuara, ndërkohë që deklaratat e tyre janë të kuptueshme. Po ashtu kërkoj që të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes”, ka thënë Hooperi.

“Ju keni të drejtë të dëgjoni të dyja anët, po mundohem të them t’ju jepni një mundësi atyre, të mund të jepet një parashtresë e plotë e gjendjes që të dimë çka mund të bëhet”, ka thënë Hooperi.