75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje të parave.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale B.T, Q.T, A.T dhe J.T,  shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”,  nga neni 302 të KPRK-së dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë se paluajtshme, pronë e të pandehurve, e cila gjatë fazës se hetimeve ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale. ​