Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës, lëndohen dy persona

Në një prej lagjeve më të frekuentuara të Prishtinës Vetërnik, ka nodhë një aksident komunikacioni mes dy veturave, ku dy persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafiku, ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës