75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Paralajmëron Zemaj: Spitalet janë të mbingarkuara, bëni kujdes

Nesër bëhet një javë prej se kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. Misnistri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.

Ai është shprehur se ka një stabilitet më Covidin-19 në vend, duke marrë parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit. Zemaj tutje ka thënë se spitalet dhe personeli shëndetësor tashmë janë të mbingarkuar.

“Masat janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”

“Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve dhe të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësor tashti janë mbingarkuar nga rastet”.