75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Grabitje në një pompë të derivateve në Pejë, policia po kërkon dy të dyshuar

Dy punëtorë të një pompe derivatesh në Pejë, kanë raportuar në polici se dy persona të panjohur nën kërcënimin e sprejit dhe thikës kanë grabitur cigare dhe kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit.

Grabitja sipas policisë ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës, transmeton IndeksOnline.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe deri tani nuk ka informacione për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve./IndeksOnline/