Ambasadori Kosnett takohet me komandatin e ri të KFOR-it

Ambasadori amerikan Philip Kosnett është takuar me komandatin e ri të KFOR’it Major-Gjeneral Franco Federici.
Kosnett përmes Twitter’it ka thënë se së bashku me komandantin e KFOR’it dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë do të vazhdojnë të përkrahin popullin e Kosovës për të punuar drejt paqes.
“U takova sot me komandantin e ri të KFOR’it, Major-Gjeneral Franco Federici. Pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me KFOR’in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për të përkrahur popullin e Kosovës për të punuar drejt një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, ka shkruar ai.