Morina flet para ndeshjes me Feronikelin, thotë se djemtë e Arbërisë janë të gatshëm për lojë

Skuadra e Feronikelit dhe Arbërisë do të zhvillojë takimin e javës së 13’të në Superligën e Kosovës në futboll, këtë të shtune.
Takimi do të fillojë nga ora 13:00, ku pritet të jetë mjaft interesant, pasi skuadra e Arberisë udhëton drejt Drenasit për fitore, shkruan IndeksOnline
E për të parë se sa të përgatitur janë djelmoshat e Arberisë, IndeksOnline ka kaontaktuar me trajnerin e kësaj skuadre, Arbnor Morinën, i cili tha se do ta kenë një ndeshje të vështirë, por që djemtë e Arbërisë kanë treguar karakter të fortë në çdo duel.
“Ne do të takohemi me një ekip të fuqishëm, por do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv”, tha fillimisht tekniku Morina.
“Feronikeli ka individ te mrekullueshëm në të gjitha repartet, por djemtë e Arbërisë kanë treguar kundër të fortëve karakter dhe lojë të mirë. Dhe besoj se edhe këtë herë do të jetë e njejta”, tha ai.
Kujtojmë se Arbëria aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelën e Superligës me 14’të pikë të grumbulluar, ndërsa Feronikelit merr poziten e tetë me 12’të pike./IndeksOnline/