BE i premton mbështetje Kosovës në luftën kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës BE-së/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me koronavirus, ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.
Ministri Zemaj ka theksuar se është më se e nevojshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë.
Ai tha se ka marrë konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit.
“Mora konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit. Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme”, ka theksuar ndër të tjera Zemaj.
Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës.MInam pritur sot në takim, Shefin e Zyrës BE-së/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog me të cilin kam diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me Sars Cov 2.