Ava Max vjen me një tjetër hit, publikon këngën e re “My Head & My Heart”

Sukseset e saj nuk kanë të ndalur, e as ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e projekteve të reja.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka publikuar këngën më të re, të cilën e paralajmëroj para pak kohësh, shkruan Indeksonline.
Kënga mban titullin “My Head & My Heart”, ndërsa u lansuar vetëm në versionin ‘audio’.
Projekti tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të Ava Max në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e saj të shumtë.
Kujtojmë që kjo këngë vjen pas albumit të saj debutues “Heaven and Hell”, që e solli në muajin shtator, i cili u rendit si albumi i tretë më i dëgjuar i një artisteje femër në platformën Spotify./Indeksonline/