75 Mall Live Search
21:03 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

I akuzuari për rastin ‘Nish-Express’: Shkumbin Mehmeti është kriminel, ka vrarë edhe kolegët e tij

Një nga të akuzuarit për sulmin ndaj autobusit ‘Nish-Express’, Florim Ejupi e ka quajtur ‘’rrenc’’ e ‘’kriminel’’ Shkumbin Mehmetin, një i burgosur po ashtu për vrasje i cili ishte paraqitur si dëshmitar në atë rast.

‘’Ky është një kriminel, ka bërë edhe krime të tjera. Gjithçka që thotë Shkumbin Mehmeti është rrenë. Shkumbin Mehmeti ka vra kolegët e vet, ai është kriminel’’, tha Ejupi.

Shkumbin Mehmeti është në burg duke vuajtur dënimin prej 30 vjetësh për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK’ut dhe njëri i Kosovës pas një shkëmbimi zjarri afër Podujevës. .