Vjedhje për ditë në Kosovë, por shifrat thonë se ka 20% raste më pak se vitin e kaluar

Thuajse cdo ditë raportohet për vjedhje ose për vjedhje të rëndë në Kosovë, por sipas shifrave po del se është zvogëluar numri i rasteve të këtyre dy veprave penale.
Nga zyra e informimit në Policinë e Kosovës për IndeksOnline kanë bërë të ditur se për 6 muaj janë raportuar 1792 raste për vepren penale “Vjedhje, ose 21.23% më pak sesa vititn e kaluar.
Të njejtën thonë edhe për vepren penale “Vjedhje e rëndë”, ku 16.70% ka raste më pak krahasuar me vitin e kaluar në periudhën janar-qershor.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se,
Në periudhën kohore Janar- Dhjetor 2019 janë raportuar gjithësej 4519 raste të veprës penale “Vjedhje” ose 22.64% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak dhe 3803 raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” ose 20.33% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak .
Ndërsa, për periudhën kohore gjashtë mujore Janar – Qershor 2020 janë raportuar gjithësej 1792 raste të veprës penale “Vjedhje”ose 21.23% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak dhe 1730 raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” ose 16.70% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak”, thuhet në përgjigjjen e tyre.
Ndryshe, në mëngjesin e së premtes është realizuar një vjedhje në rrugën B ku grabitësit kanë arritur të demolojnë filialin e një banke me mjet shpërthyes.
Raste jot ë rralla janë edhe kur grabitësit përdorin armë zjarri gjatë kryerjes së vepres, sikurse në vjedhjen e filialit ku të dyshuarit gjuajtën në drejtim të rojës.
IndeksOnline ka pyetur në Policinë e Kosovës edhe për numrin e të arrestuarve për vepren penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënë” por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.
Në tabelën më poshtë mund të gjeni të dhënat për numrin e rasteve për “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënd” për periudhën janar-shtator 2019 dhe janar-shtator 2020.

/IndeksOnline/