Mbyllet pika Doganore e Kapshticës, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kapshticës.
Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar për rregullat e lëvizjes në pikat kufitare me shtetin fqinj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Nisur nga njoftimi zyrtar, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshticë do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobuzat dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Ambasada konfirmon bllokimin e Kapshticës dhe thekson se do të lejohen njerëzit, automjetet, kamionët në Kakavijë por me orarin 7:00-23:00 dhe se vijon karantinimi 1 javë.
Ndërkohë ka dhe një njoftim të rëndësishëm, nëpërmjet të cilit thotë se kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.