75 Mall Live Search
15:17 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Përfundon ndeshja e vetme në Ligën e Dytë të Kosovës

Dukagjini dhe Rilindja u takuan sot në kuadër të xhiros së 12 në Ligën e dytë të Kosovë në futboll.

Skuadra e Dukagjini ka arritur ta mposht Rilindjën me rezultatin final në 2:1.

Pas kësaj fitore Dukagjini i largohet rrezikut dhe ngritet në pozitën e tetë me 16 pikë. Ndërsa, Rilindja vetëm i vështirëson punët më shumë vetës, teksa gjendet në pozitën e 11-të me vetëm gjashtë pikë duke rrezikuar seriozisht rënien në Ligën e Tretë.

Nesër në Ligën e Dytë do të zhvillohen tri ndeshje më fillim nga ora 13:00.