Na çuditë Ibrahimovic, dhurata ‘PlayStation’ për shokët e skuadrës

Zlatan Ibrahimovic po kalon një moment fantastik në sezonin e dytë te Milani.
Ibra është lider si brenda ashtu edhe jashtë fushe, njeriu që më së shumti kujdeset për atmosferën e skuadrës dhe kjo deri më tani ka dhënë rezultat.
Së fundmi, Ibrahimovic në stilin e ‘Babadimrit’, iu ka bërë dhurata futbollistëve të Kuqezinjve.
Rafael Leao, Castillejo dhe Musacchio kanë zbuluar nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale se kanë marrë si dhuratë nga Ibra PlayStation 5 që sapo ka dalë në treg.
Ibrahimovic numëron 9 gola në 9 paraqitje këtë edicion deri më tani.
?? ¡GENEROSO IBRAHIMOVIC!
— ChiringuitoChampions (@chirichampions) November 20, 2020
Le regala a sus compañeros
del Milan #PlayStation5. pic.twitter.com/ieUgOCDd6Z