75 Mall Live Search
19:36 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Trajneri i Italisë shërohet nga Covid-19

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini është shëruar nga Covid-19, pas afro 2 javësh.

Mancini ishte mungesë e Italisë për ndeshjet e nëntorit, derisa Kombëtarja arriti t’i fitojë të tri ndeshjet dhe të sigurojë vendin në finalen e Ligës së Kombeve.

Por, ai sot e konfirmoi se është shëruar plotësisht nga Covid-19, dhe se është i gatshëm për ta drejtuar Kombëtaren.

“Pranova rezultatin negativ këtë mesditë. Ia dola, jam mirë”, tha ai.