Ekskluzive: Pamjet e tentim-grabitjes në pikën e MoneyGramit në Prishtinë

Një javë më parë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin tentuar të kryenin një grabitje në një pikë të “MoneyGram”-it në kryeqytet, për të cilën IndeksOnline kishte raportuar në kohë reale.
IndeksOnline tani ka siguruar pamjet e gjithë ngjarjes e cila kishte terrorizuar punëtoren e lokalit.
Në video shihen grabitësit teksa e kërcënojnë punëtoren duke kërkuar paratë. IndeksOnline kishte mësuar se grabitësit nuk ja kishin dalë të merrnin paratë dhe me shpejtësi kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ishte alarmuar menjëherë duke kërkuar autoret, mirëpo deri më tani identifikimi dhe arrestimi i tyre nuk ka ndodhur. Kjo pikë e “MoneyGramit” është grabitur disa herë edhe gjatë viteve të kaluara./IndeksOnline/