75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / Blerim

Reali publikon listën e të ftuarve ndaj Villarrealit, këto janë mungesat

Real Madridi nesër e pret në shtëopi skuadrën e Villarrealit, duel ky në kuadër të xhiros së dhejtë në La Liga.

“Mbretërit” në këtë udhëtim do jenë pa plotë gjashtë lojtarë kryesorë, meqenëse lojtarët, si Sergio Ramos, Eder Militao, Casemiro, Fede Valverde, Karim Benzema dhe Luka Jovic nuk janë në listë.

Ramos dhe Valverde janë të lënduar, derisa Militao, Casemiro dhe Benzema munguan në stërvitje, kurse Jovic është i prekur nga Covid-19.

Sidoqoftë, janë rikthyer Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez.

Lista e plotë e “Galaktikëve” ndaj Villarreal:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Odegaard, Isco, Aranda

Sulmues: Hazard, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.