75 Mall Live Search
22:55 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Çmenduri në Francë, Monaco ja rikthen PSG-së rezultatin në pjesën e dytë

Derbi i Francës mes Monacos dhe PSG-së, është mbyllur në mënyrën më të çmendur. Ekipi i Monacos shënoj fitore me rezultat 3:2

Skuadra e PSG-së pas 45 minutave të para ishte në epërsi prej dy golash. Te dy golat i shënoj Kylian Mbappe, transmeton Indeksonline.

Pastaj në pjesë e dytë, Monaco u ngjallë duke kthyer çdo gjë përmbys.

Dy gola të Volland dhe në fund një i Fabregas mjaftuan që Monaco të shënoj fitore me rezultat 3:2.

PSG në minutën e 84-të mbetu me një futbollistë më pak, pasi që Diallo u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe me këtë humbje, PSG mbetet në pozitën e parë me 24 pikë, 4 më shumë se Monaco që është në pozitën e dytë momentalisht./Indeksonline/