75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

Zbulohet se çfarë bisedoi Haaland dhe trajneri i tij, pasi shënoi katër gola ndaj Hertha Berlinit

Mbrëmë skuadra e Dortmundit e deklasoi me rezultatin final në 2:5 skuadrën e Hertha Berlinit, në një ndeshje të vlefshme për rundin e tetë në Bundesligë.

Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Erling Haaland, pasi i shënoi katër gola në këtë përballje, por dëshira e tij ishte të shënonte edhe më shumë dhe të luante të gjitha minutat e takimit, shkruan IndeksOnline

Haalnad u largua nga loja 5 minuta para fundit të takimit, gjatë daljes nga fusha ai bisedoi diçka me trajnerin, Favre.

“Pas ndeshje me pyeti trajneri, a shënove tre gola – Jo katër i thash dhe ju më larguat nga loja. Po kështu është (buzëqeshi norvegjezi)”, tha ai.