Profesor Eccles premton krijimin e një vaksinë që lufton Covid-19 dhe gripin

Profesori i Universitetit Cardiff, Ronald Eccles, është shprehur se brenda një viti mund të krijohet “supervaksina” që do të luftojë Covid-19 dhe gripin e zakonshëm. Profesor Eccles ka thënë se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të mos shkrirë dy vaksina në një. Më tej, ai tha se në momentin që do të krijohet vaksina e dyfishtë do të vihet në disa prova dhe teste në mënyrë që mos të ketë efekte anësore të njerëzit.
“Unë besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë gripi dhe koronavirusi të kombinuar së bashku. Është më lehtë për njerëzit të vaksinohen vetëm një herë se sesa të duhet të dy herë,” është shprehur ai.
Ndërkohë që para pak javësh, kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë deklaruan se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet, vaksina e Moderna-s ka 94,5% efikasitet dhe ajo e AstraZenca ka 99% efikasitet.