75 Mall Live Search
22:47 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

Shpend Ahmeti: Masat në Kosovë me orë policore, kur mundesh me shku në Tiranë me 546 raste sot?

Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 vazhdon të jetë e rëndë thuajse në gjithë botën.

Ani pse Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë masa rigoroze për parandalimin e virusit, madje po shqiptohen edhe dënime, në Tiranë sot ishte një ditë e zakontë.

Madje, rrugët ishin të stërmbushura e pak kushte shihej me maskë.

Këto pamje i ka pasqyruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili thotë se çfarë masash janë në Kosovë me orë policore, kur mund të shkosh në Tiranë me 546 raste veç sot.

Ky është postimi i Ahmetit:

E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot.