75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

​SHBA zyrtarisht braktis ‘Qiejt e hapur’

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja e Qiejve të hapur të dielën, gjashtë muaj pasi u njoftua nga administrata Donald Trump.

“Më 22 maj, Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e tyre për të informuar nënshkruesit e marrëveshjes dhe shtetet pjesëmarrëse për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga marrëveshja,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

‘Qiejt e Hapur’ lejojnë verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masave të kontrollit të armëve të vendeve nënshkruese, transmeton KosovaPress.

Presidenti aktual Donald Trump ka akuzuar Moskën për shkeljen e një marrëveshjeje të nënshkruar nga 34 vende.

Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Spanjën, kanë shprehur keqardhje për vendimin, megjithëse ata ndajnë shqetësimet e SHBA në lidhje me zbatimin e marrëveshjes nga Rusia.

“Qiejt e hapur” është një nga marrëveshjet ndërkombëtare nga e cila presidenti amerikan vendosi të tërheqë Shtetet e Bashkuara, pasi marrëveshja për programin bërthamor iranian u anulua në vitin 2018 dhe marrëveshja për raketat me rreze të mesme u anulua në vitin 2019.