75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / k.v

Interesim i madh për tu testuar me COVID-19, qytetarët nuk e mbajnë distancën!

Mëngjesin e sotëm është parë një interesim i madh i njerëzve për të bërë testin e COVID-19 në Prishtinë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga turma e njerëzve të cilët po presin për tu testuar.

Siç shihet në foto aty ka tollovi të njerëzve dhe nuk bëhet fjalë për mbajtje të distancës.

Ndryshe vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 707 raste të reja me virus.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338./IndeksOnline/