75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / k.v

MTI pranon 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

Qeveria e Kosovës është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.

Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit./IndeksOnline/