14:57 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Futbollisti shqiptar prezanton veturën e re Audi RS5

Mesfushori shqiptar Shani Tarashaj është bërë më veturë të re, Audi RS5.

Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar dy fotografi të veturës e cila vlenë rreth 100 mijë euro.

Tarashaj aktualisht është pa klub dhe po e kalon kohën në Zvicër duke ushtruar me trajner personal.

Në një intervistë për Indeksonline, ditë më parë Tarashaj bëri të ditur se në janar do t’i rikthehet futbollit.

Ish lojtari i Evertonit ka mundësi të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit zviceran.

/Indeksonline/