75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Sot ndeshja e fundit e javës së 14-të, Ballkani mysafir i Drenicës

Pas katër ndeshjeve të xhiros së 14 që u zhvilluan të martën dhe të mërkurën, sot zhvillohet ndeshja e fundit e mesjavës në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra kryesuese e Superligës, Ballkani, luan në udhëtim kundër Drenicës.

Udhëtimi në “Bajram Aliu” pritet të jetë mjaft i vështirë për suharekasit, pasi që kuqezinjtë kanë “ndërruar fytyrë” nën drejtimin e Bledar Devollit, duke bërë paraqitje shumë të mira sidomos në shtëpi.

Megjithatë, skuadra e Ismet Munishit ka treguar që di të fitojë edhe në transfertat e vështira, andaj dueli i sotëm pritet të jetë shumë interesant.

Ndeshja fillon prej orës 13:00 dhe transmetohet në Art Sport derisa golat mund t’i ndiqni në kohë reale në Indeksonline. /IndeksOnline/