75 Mall Live Search
17:28 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Çitaku uron Ritën: Vazhdo të shkëlqesh

Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora po feston 30 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të, Rita ka pranuar urime nga emra e personalitete të njohura, shkruan Indeksoline.

Një urim për të ka bërë edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e cila ka publikuar një fotografi të Ritës ku shihet përkrah ish-presidentit amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, gjatë performanca e saj vite më parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Shumë urime ditëlindja Rita, një shpirt i bukur që na sjell kaq shumë kënaqësi të gjithë neve. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Çitaku në urim./Indeksonline/