75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Osmani u drejtohet ushtarëve të FSK-së si u.d e presidentes: Në çdo kohë të jeni në mbrojtje të atdheut

U.d.e presidentes Vjosa Osmani u është drejtuar për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.

Osmani prezantimin e saj e bëri përmes një videomesazhi, ka thënë se Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime.

“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dalë zot atdheut në çdo kohë. Sot Ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor yni, gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë”, tha ajo.

“Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të sigurojë transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë. Urime Dita e Forcës”, shtoi Osmani.

Me fjalime të pranishmëve u janë drejtuar edhe kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.