17:02 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

“Jepi ngjyrë Prishtinës”, tenderi 30 mijë eurosh i Ahmetit

Komuna e Prishtinës para dy ditësh ka hapur tender për të zbukuruar me vizatime të ndryshme hapësirat publike.

Këtë tender kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur ta quaj “Art në hapësirat publike” ose “Jepi ngjyrë Prishtinës”, shkruan IndeksOnline.

Për gjithë këtë janë planifikuar të hargjohen hiç më pak se 30 mijë euro.

Sipas njoftimit operatori ekonomik i cili fiton kontratën publike ka afat të kryej punën për 6 muaj.

Po ashtu, afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve për pranim është deri më 7 dhjetor 2020, në ora 13:30 përmes platformës elektronike E-Prokurimi./IndeksOnline/