75 Mall Live Search
21:03 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / Blerim

Bëhet i “gjallë” Januzaj, ua uron festën e flamurit gjithë shqiptarëve

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj edhe pse nuk luan për Shqipërinë ose Kosovën, ai nuk ka harruar t’ua urojë festën e flamurit të gjithë shqiptarëve.

Januzaj përmes një postimi në “Instastoryn” e tij, ka postuar një fotografi me flamurin e Shqipërisë dhe me mbishkrim në gjuhën shqipe: “Urime 28 nëntori”, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se aktualisht, sulmuesi është pjesë e skuadrës spanjolle Real Sociedad, ku po bënë paraqitje të mira.