Ja ku do votojnë kandidatët për kryetar të Podujevës

Padyshim që votimet në komunën e Podujevës, më me shumë interes se për qytetarët, janë për tre kandidatët që aspirojnë që ta drejtojnë nesër këtë komunë, pas përfundimit të votimeve që kanë filluar sot në ora 07:00.
Sipas njoftimeve që kanë ardhur nga shtabet zgjedhore të tri partive politike që janë në garë, të tre kandidatët do të votojnë në vendvotime të ndryshme në këtë komunë.
Sipas LDK-së, kandidati i saj për kryetarë Nexhmi Rudari do të votojë në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frasheri”, sot në ora 10:00.
Kandidati nga VV për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të votojë në qendrën e votimit në fshatin Llugë, shkolla “Ilir Konushevci” në ora 11:00.
Ndërsa Naim Fetahu nga PDK-ja do të votojë në qendrën e votimit në fshatin Dobratin, në shkollën fillore “Esat Mekuli” në ora 10:00.