Dieta magjike me të cilën Beyonce humbi afro 40 kilogram

“Lemonade Diet” është një nga dietat më efektive ne botë. Këtë dietë e ka përdorur edhe këngëtarja me famë botërore, Beyonce.
Rezultatet e kësaj diete mund të vërehen në 10 ditët e para pasi do të humbni disa kilogramë dhe përpos kësaj ju do të ndiheni më energjik, të lumtur dhe më të shëndetshëm.
Efektet e kësaj diete do t’i vreni pas 10 dite. Fillimisht në 10 ditët e para ju lejohet të pini vetë ujë me limon, ujë të kripur dhe çaj bimor.
Pas 10 dite, ju filloni t’i riktheheni gradualisht ushqimeve, por vetëm disa prej tyre.
Përbërësit:
8 gota me ujë të vakët
Lëng i shtrydhur nga 6 limonë
6 lugë të mëdha të mjaltit
Disa kubëza akulli
10 gjethe mente
Përgatitja:
Ngrohni ujin, jo më shumë se 60 gradë.
Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë.
Në fund, përziejeni, shtoni një kubë akull dhe mund ta pini.
Plani i dietës:
Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet prej sallatës, sipas dëshirës.
– Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me lajthi apo gështenja.
– Për drektë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle.
– Në orën 16, do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, sallatë sipas dëshirës.
– Për darkë, peshk të bardhë ose sallatë me mish pule.
– Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.