Shtatë persona rrahën tre të tjerë në Suharekë, u përdorën edhe armët

Tri viktima meshkuj kanë pësuar lëndime, pasi që dyshohet se të njëjti janë sulmuar fizikisht nga shtatë (7) persona, ndërkohë që në këtë përleshje dikush nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në ajër.
“Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë janë liruar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë cal. 9mm dhe një fishekë. Po ashtu policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Sipas policisë njërit prej të dyshuarve u është konfiskuar edhe një pistoletë me dy karikator dhe tetë fishekë cal. 9mm. Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.